Destinacionet e famshme tropikale janë gjithmonë në listën e vendeve të dëshiruara për t’u vizituar apo për t’u rikthyer. Madje shpesh rikthimi në një vend ku kemi qenë më parë na bën ta rizbulojmë ndryshe, por duket se disa destinacione mund të jenë të mbivlerësuara.

Blogerja Eneida Bica, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë  se nuk do të rikthehej në Maldive. Deti i bruztë me rërën e bardhë që prej vitesh tërheq pushues nga e gjithë bota nuk ka lënë mbresa të veçanta në mendjen e saj.

Eneida Bica: Po përmendnim Maldivet, nuk do kthehesha kurrë.

Agida Koçi: Nuk do ktheheshe në Maldive?

Eneida Bica: Jo. Shumë rrugë e largët, det i bukur por ne kemi det shumë më të bukur dhe nuk ia vlente ajo rruga…nuk e di ses  orë mund të shkojë, por mua m’u duk pafund me fëmijë. Po më thua në Shqipëri vendi që nuk do të kthehesha?

Ermelinda Ndoja: Jo, kudo që mund të kesh udhëtuar dhe të kesh pasur një eksperiencë që mbase s’je ndier mirë.

Eneida Bica: Kjo e Maldiveve mendoj që nuk do kthehesha. Ndoshta po të kisha qenë beqare për ndonjë muaj mjalti, por me fëmijë jo.

Agida Koçi: Këtë gjë nuk e prisja edhe pse s’kam qenë në Maldive.

Ermelinda Ndoja: As unë nuk e prisja duke qenë se është shumë i dëshiruar nga të gjithë.

Ani Hoxha: Po, por vetëm detin ka, nuk është se ka ndonjë gjë. Ka resortin luksoz dhe detin, detin e kemi kështu që pse duhet të shkojmë deri në Maldive?

Eneida Bica: Kur je me fëmijë në orën 9-9:30 do mbyllesh në dhomë, më dukej vetja si “Plaku dhe deti”./tvklan.al