Një këshillë për britanikët vjen nga e përditshmja “The US Sun”, e cila i sugjeron të harrojnë Maldivet dhe të provojnë plazhet e jugut në Shqipëri.
Arsyeja? Sepse janë me ujë të pastër si Maldivet, por më të lira dhe mbi të gjitha janë shumë afër dhe për t’i shijuar britanikëve nuk do t’i duhet të udhëtojnë më shumë se 3 orë.
Madje artikulli u kujton lexuesve se fluturimet direkte për në Shqipëri janë ekonomike duke filluar nga vetëm 60 Paund.
Më tej theksohet se Shqipëria ofron plazhe të stilit Maldive, me shezlongë dhe çadra prej kashte, mbi ujë të cilat mund të rezervohen për 8 Paund në ditë.
Në artikull përmendet në mënyrë të veçantë riviera shqiptare dhe plazhet e mrekullueshëm të Ksamilit, një prej të cilave është edhe ai i Pemës së Thatë.
Kushdo që vendos të vijë në Shqipëri do të mund të bëjë pushime të bukura dhe ekonomike, thotë “The US Sun”.
Gjithçka është e lirë në Shqipëri, për shembull, një gotë verë kushton 1,70 Paund dhe një krikëll birrë kushton vetëm 1,10 Paund.
Në një sondazh online të “The Us Sun” të pyetur nëse do të pushojnë në Shqipëri, 56% janë përgjigjur me po.
33.6% janë përgjigjur se është një opsion dhe 10.3% që mund të pushojnë vitin e ardhshëm.
Tv Klan