11 persona u plagosën të shtunën në Izraelin qendror të shtunën nga raketat e lëshuara nga Hezbollahu.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Izraelin verior. Grupi i armatosur libanez ka bërë të ditur se luftëtarët e tij qëlluan gjithashtu me raketa disa vendbanime në Golan, si dhe shënjestruan një bazë të inteligjencës izraelite pranë Tel Avivit.
Nga ana tjeter sulmet e ushtrise izraelite vranë 52 persona në mesin e të cilëve dy komandantë të Hezbollahut në zonën e Tiros.
Në Gazën veriore raportohet se 84 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 50 fëmijë, humbën jetën nga dy sulme ajrore izraelite.
Edhe pse nuk pritet që Irani t’i kundërpërgjigjet sulmit më të fundit të Izraelit përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të 5 nëntorit, udhëheqësi suprem Ali Khamenei tha të shtunën se Izraeli, si dhe Shtetet e Bashkuara, do të “marrin një përgjigje shkaterruese për atë që bëjnë kundër vendit të tij.”
Tv Klan