12 ngarje kriminale që ndodhën dhe u përgatitën, por dështuan gjatë 2020-ës u zbardhën nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme në dosjen për të cilën lëshoi 51 urdhër-arreste. Komunikimet e “Sky” të ndërthuruara nga hetuesit me detajet e dosjeve të arkivuara pa autorë, treguan se si për arsye hakmarrje dhe përplasje mes grupeve kriminale, kishin çuar personazhe të botës së krimit në organizimin e atenatëve dhe vrasjeve në vend.
Arben Ndoka, ish-deputet, gjatë vitit 2020, referuar dosjes që Tv Klan lexoi, angazhoi për vrasjen e shtetasit Durim Bami, 15 njerëz dhe më pas 4 të tjerë për atentatin në tentativë ndaj shtetasit Aleks Nika. Gjithashtu në përpjekje për të vrarë Durim Bamin, ata kanë futur ilegalisht në Shqipëri nëpërmjet Malit të Zi, shtetasin Aldi Avdyli, i cili referuar sistemit TIMS hyrjen e fundit të ligjshme e ka në vitin 2016.
Një tjetër episod kriminal që SPAK thotë se ka zbardhur është edhe shpërthimi i telekomanduar ndaj Preng Gjinit në Shtator 2020, ku porsitës rezulton të ketë qenë shtetasin Elson Reçi, i cili nga komunikimet rezulton të ketë nënkotraktuar 6 persona. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë.
Nga ana tjetër, Ervis Martinaj, i cili rezulton sipas SPAK të ketë bashkëpunuar me Arben Ndokën, për vrasjen e Durim Bamit, dyshohet të ketë kërkuar dhe jetë organizuar për vrasjen e Leonard Dukës dhe Fatmir dhe Armando Hysenit, këta të fundit për shkak të lidhjeve me Leonard Dukën.
Në dosje gjithashtu është zbardhur edhe një plan për vrasjen e Arben Ndokës, për të cilën shtetasi Durim Bami, konsiderohet si organizator dhe SPAK thotë se është ndihmuar nga Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe disa persona të tjerë. Në komunikimet në “Sky”, rezultojnë se ata ofrojnë shuma të majme parash për kryerjen e atentateve që shkonin më shumë se 1 milion Euro.
NGJARJET KRIMINALE TË ZBARDHURA NGA SPAK:
- Sigurimi i kushteve për vrasjen e shtetasve Valter dhe Durim Bami
- Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Aleks Ndrekës
- Trafikimi i 160 kilogrameve kanabis nga Mali i Zi për në BE
- Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit
- Sigurimi i kushteve për vrasjen e shtetasit Preng Gjini me eksploziv
- Sigurim i kushteve për vrasjen e shtetasve Elvis Gaçaj, Leonard Duka dhe Altin Gega
- Sigurim i kushteve për vrasjen e Fatmir Hysenit dhe Armando Hyseni
- Kërcënimi i familjes së gjyqtares së Apelit të Posaçëm
- Vrasje e mbetur në tentativë ndaj Durim Bami, në 4 Nëntor 2020
- Vrasja me paramendim ndaj Shkëlzen Kastratit në Fier
- Vrasje e mbetur në tentativë ndaj Enrik Metra dhe Hamza Tërziu
- Sigurimi i kushteve për vrasjen e Arben Ndokën
Tv Klan