Një vajzë 12-vjeçare në Kenia është martuar me dy burra brenda 1 muaji. E mitura u detyrua nga babai i saj që të martohej me një burrë 51-vjeçar. Por vajza u arratis dhe shkoi u martua me një burrë tjetër 35-vjeçar.
Një aktivist nga shoqatat e të drejtat të fëmijëve tha se babai i vajzës i kishte dhënë dorën e së bijës burrit 51-vjeçar për shkak të varfërisë. Nga ana tjetër, 51-vjeçari kishte ofruar 4 lopë si pajë. Por vajza nuk pranonte këtë martesë dhe u largua.
Brenda muajit ajo u martua me një burrë tjetër 35-vjeçar. Vajza u shpëtua nga autoritetet shtetërore dhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Kur policia kishte shkuar, dy burrat dhe babai i vajzës ishin arratisur. Ata janë në kërkim.
Martesa nën 18 vjeç në Kenia është e ndaluar. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me burg deri në 5 vjet ose me gjobë deri në 10 mijë Dollarë. /tvklan.al