Ish drejtori i përgjithshëm i rrugëve duhet të kryej 120 orë punë të detyrueshme në interes publik, duke filluar nga e hëna e ardhshme. Tashmë vendimi i formës së prerë i gjykatës ka mbërritur në zyrën e përmbarimit , ajo duhet të nis procedurat ditën e hënë për egzekutimin e këtij vendimi.
Shamku u ndëshkua me vendim të gjykatës së Tiranës pasi prokuroria e akuzojë për falsifikim të dokumentave të punës së shoferit të tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Shoferi u arrestua ndërkohë për trrafik heroine në Kukës. Kjo është hera e parë ku gjykata jep një vendim bazuar në nenin 63 të Kodit Penal, që parashikon dënimin e të pandehurit me punë të detyraua me interes publik. Në rast të mos kryerjes së saj ndëshkimi konvertohet në burg.
Gjykata ka vendosur që 120 orët e punës të kryhen 3 ditët e para të javës, në interes të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Ndërtimore./tvklan.al