1052 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë
Infektimet me koronavirus në vendin tonë shënojnë rekorde të reja ditë pas dite. Këtë të enjte Ministria e Shëndetësisë raportoi për 1052 raste të reja nga 3974 testime të kryera. Gati ¼ e testimeve të kryera dalin bartës së Covid-19.
Në krye të qyteteve me më shumë raste të reja mbetet Tirana me 489 raste të reja e ndjekur më pas nga Vlora, Durrësi, Fieri, Saranda e Shkodra. Të infektuarit janë shtrirë tashmë në të gjithë vendin ku numërohen mbi 31 mijë raste aktive.
Por përveç infektimeve këto 24 orë që kaluan kanë shënuar një tjetër shifër të lartë të viktimave. 14 persona kanë ndërruar jetë si pasoje e Covid të moshave nga 56 në 87 vjeç. 7 prej tyre ishin nga Tirana dhe 2 nga Durrësi ndërsa të tjerët i përkisnin Kavajës, Librazhdit, Bulqizës, Kurbinit dhe Korçës. Shkon në 1418 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.
I lartë mbetet sërish numri i pacientëve në 4 spitalet Covid ku po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në mbi 49 mijë nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan