Ana, një telefonuese nga Lushnja në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se beson te magjitë pasi i ka përjetuar.  Ajo mendon se nusja e djalit i ka bërë magji këtij të fundit. Kur u fejua me të, ai këmbënguli të largohej për në Gjermani dhe nuk u kthye më. Prej 16 vitesh, Ana s’e ka parë të birin.

Ana: Kur fejova djalin unë, djali im nuk donte të rrinte më në shtëpi, thoshte “do iki ma, nuk rri më këtu. Do iki te e fejuara” dhe iku.

Aldo: Po shumë mirë.

Ana: Si duket i bënë magji dhe djali iku.

Aldo: Po mos ka rënë në dashuri gjë apo  jo?

Ana: Tani, u dashurua, normale që u dashurua.

Aldo: Po mirë e ka, s’ka bërë ndonjë gjë të keqe.

Ana: Iku, iku dhe nuk u kthye më kurrë. Ka plot 16 vjet.

Aldo: Të trashëgohet!

Ana: Ka 16 vjet Aldo që nuk u kthye më në shtëpi se i bënë magji.

Ana thotë se nuk ka pasur kurrë një shkak sherri mes saj, djalit e nuses. Ata s’kanë fëmijë. Ajo mendon se është vjehrra e tij ajo që i ka bërë magji çiftit që të mos kenë fëmijë. Jo vetëm kaq, por Ana thotë se është e ndarë nga bashëshorti i saj dhe për këtë fajëson nusen.

Historia është që vite më parë, bashkëshorti i Anës ka qenë i lidhur me krushkën por janë ndarë kur ai u njoh me telefonuesen. Ana mendon se nusja ka dashur të hakmerret për veprimin ndaj nënës së saj.

Ana: Qe fati i keq imi që më ra për pjesë në familje dhe e vuaj edhe sot e kësaj dite se më ndau edhe nga burri.

Aldo: Je ndarë edhe nga burri ti?

Ana: Po, po jam ndarë edhe nga burri unë. Edhe nga djali, me fejesën se nuk e bëra dhëndër, e kam peng në jetën time.

Aldo: Mos ke qenë ti shumë e ngjitur apo jo?

Ana: Jo, jo. Sado që ishte djalë i vetëm, por e ngjitur nuk isha. Unë rrija jashtë, nuk rrija në Shqipëri.

Aldo: Po një arsye do e ketë ai, s’ta ka thënë apo s’na e thua ti neve?

Ana: Nuk e ka thënë arsyen fare, e fundit ka qenë 2010 që e urova për ditëlindje dhe kaq. Asnjë lloj fjale.

Aldo: Po nga burri pse u ndave ti?

Ana: Në Greqi ndodhën gjithë gjërat që ajo më ndau mua. Si  duket, kjo qe hakmarrje.

Aldo: Të ndau nusja e djalit?

Ana: Dikur ish-burri e ka dashur atë nënën e saj dhe ajo e bëri për të më shkatërruar mua.

Aldo: Hajde telenovelë hajde!

Ana: Telenovelë është Aldo! Për Zotin është telenovelë kjo historia e familjes sime./tvklan.al