Kontraditat e kohëve të fundit nuk i kanë penguar mbi 200 mijë besimtarë të rrethit të Elbasanit të nisin të bashkuar muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Sipas myftiut të këtij qyteti, myfti Muharremi, myslimanët dinë të falin dhe ky muaj është muaji i mëshirës dhe faljes.
Muharremi: “Muaji i madhërueshëm i Ramazanit na ka bashkuar me njëri tjetrin sepse është vetë islami dhe vetë ky muaj brënda fesë tonë që i bashkon njerëzit, zbut zemrat e njerëzve dhe bën që myslimani të mësoj të falë kur është për të falur dhe të bashkohet për hirë të zotit të madhëruar”.
Duke ju rikthuer edhe njëherë çështjes së namazgjas, myftiu duket se ka ndryshuar mendim, ai thotë se ka kërkuar anullimin dhe transparencën e tenderit që do të zgjdhte firmën fituese për të bërë ndërtime në këtë trruall.
Muharremi: “Unë mendoj se këtij problemi i duhet kthyer përsëri, sepse namazgjaja është monumet kulture në rradhë të parë, kërkohet që të hiqet nga lista e monumeteve të kulturës, së dyti të gjitha procedurat ligjore që nga tenderi, që nga bërja prezente e transparencës me vetë komunitetin e besimtarëve mysliman dhe pastaj ajo të marrë rrugën ligjore dhe kështu mendoj se do të ketë miratimin e të gjithë komunitetit”.
Megjithatë myftiu shton se komisioni i namazgjas nuk kishte shtrrat ligjor dhe për këtë shkak ai u denoncua./tvklan.al