16 në terapi intensive, 5 të intubuar
Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spitalet e dedikuara Covid në vendin tonë.
Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësise në dy spitalet po marrin trajtim 246 persona prej të cilëve 16 kanë hyrë në terapi intensive, ndërsa 5 janë në intubim në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen disa pacientë të cilët rezultojnë Covid negativë me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
Tv Klan