Ata janë një nga çiftet më të dashura për publikun si në Turqi, por edhe në vendin tonë.
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayışman kanë marrë një ofertë reklame nga një kompani shumë e njohur.
Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 3 milionë lira turke (380 mijë Euro).
Nëse ata pranojnë që djali i tyre Efehan të shfaqet në reklamë, shuma do të jetë edhe më e madhe. Gjithsesi, aktorët nuk kanë deklaruar asgjë në lidhje me këtë propozim dhe duket se nuk janë shumë të entuziazmuar. /tvklan.al