Përpos perceptimit ndryshe, qasja pozitive e britanikëve ndaj vendit tonë është vënë re edhe tek numri rekord i vizitorëve në Shqipëri. Në një intervistë për “Opinion”, ambasadori britanik Nicholas Abbott tha se vetëm vitin e kaluar ka pasur 300 mijë turistë nga Mbretëria e Bashkuar.


Blendi Fevziu: Ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë nëpërmjet turizmit?

Nicholas Abbott: Mendoj se turizmi e bën diçka të tillë. Po ashtu luajtët shumë mirë edhe te kampionati evropian. Edhe kjo e pati një ndikim. Mendoj se ka mjaft gjëra pozitive. Ky është pozitiviteti që përshkrova kur më pyetët për Shqipërinë. Gjallëria, rinia, kreativiteti. Kjo nuk është vetëm te arkitektura por edhe te mënyra se si njerëzit duan ti bëjnë gjërat dhe duan të jenë ndryshe. Më pyetët më parë për ndryshimin midis Kosovës dhe Shqipërisë…

Blendi Fevziu: Nëse do të flisnit jo si ambasador, por si një turist, çfarë keni vizituar në Shqipëri?

Nicholas Abbott: Nuk kam vizituar mjaftueshëm është përgjigja e qartë.

Blendi Fevziu: Asnjëherë shumë mjaftueshëm…

Nicholas Abbott: Sigurisht që kam shkuar në Vlorë, kam shkuar në veri. Kukësin e vizitoj çdo muaj. Kemi qenë në Durrës. Por mezi pres për pushimet e ardhshme. Po planifikojmë të kalojnë Vitin e Ri në Sarandë. Ky është një vend që duhet vizituar. Mezi po pres të vizitoj Butrintin.

Blendi Fevziu: I cili është një prej vendeve më të mirë që mund të vizitohen në të gjithë botën…

Nicholas Abbott: Po. Berati, Gjirokastra po ashtu.

Blendi Fevziu: Duhet të pini edhe një kafe në Maldivet e Shqipërisë, në Ksamil sepse janë shumë popullore edhe nëpër mediat britanike.

/tvklan.al