Ambasadori britanik në Shqipëri Nicholas Abbott foli sonte në studion e “Opinion” edhe për marrëveshjen mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve.

Sipas marrëveshjes, shqiptarët e dënuar me vendim të gjykatave britanike mund ta vuajnë dënimin e tyre në burgjet shqiptare. Ai theksoi se aktualisht objektivi është të transferohen 200 të burgosur.


Ambasador, një tjetër problem ka qenë marrëveshja midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për rikthimin e të burgosurve të cilët janë dënuar me vendime të gjykatave Britanike. Këta të dënuar mund të sillen në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tyre. Si po shkon kjo marrëveshje?

Nicholas Abbott: Doja t’jua thoja. Për mua kjo nuk përbën ndonjë problem. Kjo është një situatë ku të dyja shtetet kanë gjetur një zgjidhje e cila funksionon për të dyja. Pra, ne e kemi një marrëveshje për transferimin e të burgosurve…

– Sa të burgosur janë transferuar?

Nicholas Abbott: Tani për tani kemi një objektiv prej 200.

-200?!

Nicholas Abbott: Jemi duke punuar në këtë drejtim. Nuk po them se jemi pranë arritjes së këtij numri, por ajo që kemi zbuluar gjatë muajve të fundit është një proces shumë me efikas dhe po punojmë duke lëvizur më shumë njerëz nga ç’bënim në fillim të vitit. Në të njëjtën kohë kemi një proces shumë të mirë për rikthimin e personave të cilët hynë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Mendoj se brenda 2023 kthyem diku te 6000 persona në Shqipëri.

Mendoj se duhet të jemi të sinqertë. Ndjekja e një rruge të paligjshme për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar është e rrezikshme dhe e vështirë. Fatkeqësisht ka persona të cilat shpenzojnë shuma të mëdha parash për ta bërë diçka të tillë. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të ndryshojmë shtysat e kësaj. Duam të shikojmë se çfarë mund të bëjmë ne si Mbretëri e Bashkuar këtu në Shqipëri që t’i ndihmojmë ata të qëndrojnë këtu. Kemi bërë punë të madhe në veri të Shqipërisë…

/tvklan.al