Në seancën plenare të ditës së sotme po zhvillohet interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti demokrat Agron Shehaj.

Teksa në thelb të interpelancës është raporti i OLAF për abuzimet nga ana e Shqipërisë me fondet e BE në bujqësi, ministrja Denaj ka theksuar se në 5 vitet e fundit, bujqësia shqiptare është rritur me 34 për qind më shumë.

Referuar shifrës së pretenduar 33 milionë Euro për abuzim me fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare, ministrja Denaj thotë se janë evidentuar reste parregullësie me vlerë totale shumëfish më të vogël se kjo.

Anila Denaj: Në IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga çdo cep i Shqipërisë, janë krijuar mundësi punësimi për më shumë se 1 mijë punonjës dhe kemi siguruar zgjerim të ekpsorteve në 80 tregje elitare ndërkombëtare. Ngritja e një rrjeti të gjerë agroturizmi i kanë dhënë turizimit rural një shtysë zhvillimore.

Mbështjetja është evidentuar, e prekshme në çdo cep. Mbështetja është rritur në vitet e fundit dhe do të vijojë të rritet. Faktet nuk mund të mohohen. Sipas INSTAT, në harkun kohor të 5 viteve të fundit, bujqësia shqiptare është rritur me 1.3 miliardë Euro, ose 34 për qind më shumë nga 2.5 miliardë në 3.8 miliardë Euro. Këto i sjell këtu për të mos dhënë asgjë më shumë për të thënë se bujqësia është drejt rritjes.

Ky është një proces, i cili si për çdo vend në fazën e paraanëtarësimit ka si objektiv rritjen e kapaciteteve njerëzore. OLAF ka kryer vrojtim administrativ 2021-2023, në përfundim të hetimit iu përcoll autoriteteve shqiptare ekstrakti i raportit nga zyra në Tetor 2023. E vërtetë që raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Është kërkuar përgatitja e një draf plani. Puna për të cilën kemi marrë angazhim në Janar. Kemi marrë veperime korrigjuese për rikuperimin e fondeve.

Po punojmë për rritjen e kapaciteteve të vlerësimit përmes sistemeve dixhitale për të gjitha detajet që ky plan veprimi ka marrë angazhim. Është në proces evidentimi roli i konsulentit, marrëdhënia mes konsulentit dhe përfituesit, e lirë mes palëve. AZHBR dhe të gjitha strukturat po marrin masat për të gjitha strukturat e llogaridhënies të fondeve të BE-së. Kemi punuar fort. Ne nuk kemi dalë të bëjmë politikë. Me këtë raport kemi ulur kokën për të punuar dhe për të sqaruar disa çështje që në aspekte proceduriale kemi nevojë t’i përmirësojmë.

IPARD 3 nuk është hapur. Është një proces që kërkon plotësimin e më shumë dokumentacioneve, përpjekjet për të ndryshuar aspekte të kontrollit parandalues. Përdorimi i kësaj çështje për arsye politike nuk e ndihmon fermerin. Jemi duke punuar në të gjitha aspektet që ky institucion të jetë në lartësinë e IPARD3. Kontrolli është i vazhdueshëm dhe kryhet nga të gjitha strukturat.

Ju pyesni, OLAF pretendon për 33 milionë Euro. Ritheksoj se ekstrakti i raportit nga zyra e Dixhiagrit dorëzuar qeverisë shqiptare evidenton raste parregullësie në një vlerë totale shumëfish më të vogël se kjo shumë që përmendet në raport dhe terminologjia nuk është e njëjtë me atë që përdoret.


/tvklan.al