Stuhitë e forta të erës, përmbytjet dhe zjarret kanë shkaktuar të paktën 18 viktima në 4 shtete të SHBA, 11 prej të cilëve në Misuri.

Guvernatori i shtetit të Misisipit, Tate Reeves, shkruajti në rrjete sociale se tornadot kanë goditur 6 lokalitete gjatë natës. Sipas tij, ka pasur 3 persona që janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ky numër pritet të rritet në orët në vijim.

Erëra me shpejtësinë e tornadove, pritet të godasin SHBA-të duke ndikuar në jetën e mbi 100 milionë personave. Shpejtësia e erës pritet të jetë mbi 120 km/orë. Këto kushte atmosferike, gati ekstreme, rrezikojë të shkaktojnë stuhi në shtetet veriore amerikane si dhe zjarre ose përmbytje në shtetet e jugut.

Sipas mediave amerikane, prej tornadove rreziku më i madh paraqitet në Luizianën Perëndimore, në Alabama, në Georgia dhe në Floridan perëndimore.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të shtetit të Misurit, humbjet e jetëve janë shkatuar prej stuhisë masive që ka prekur të gjithë vendin duke sjellë dëme në ndërtesa dhe duke shkaktuar 100 vatra zjarri.

Në shtetin e Oklahomas, sipas guvernatorit, një person ka humbur jetën, dyshohet nga asfiksimi prej tymit të zjarreve.

Në shtetit e Teksasit, të premten tre pesona humbën jetën për shkak të një aksidenti të shkaktuar gjatë një stuhie. Sipas sherifit të zonës në aksident u përfshinë 38 automjete.

Meteorologët thonë se stuhitë do të vijojnë gjatë fundjavës dhe sipas tyre nuk është e pazakontë që gjatë muajit të Mars të ketë kushte ekstreme të motit./ tvklan.al