Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorë në Vorë në kuadër të shumë takimeve në të gjithë Shqipërinë me në fokus anëtarësimet e reja brenda kësaj partie. Me një video-mesazh në rrjetin e tij social, Rama qëndron krah disa qytetarëve që siç i quan ai demokratët e “socializum”.
Qytetarët shprehen falenderues për punët e qeverisë dhe për rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti. Ata thanë se janë me atë parti që punon dhe është krah qytetarëve. Mes tyre dhe kryeministrit nuk kishin si të mungonin as batuta. “Në aparencë dukesh njeri i rëndë, pa dhembshuri,” i thotë një qytetar Ramës, ndërkohë që ky i fundit mes të qeshurash i përgjigjet: “Po dëgjoje popullin kur thotë djalli nuk është aq i zi sa duket…”
Edi Rama: Ja ku jemi këtu një Vorë pasi i kemi hapur dyert e Vorës së “Rilindur”. Një lagje e re si në mes të Tironës por ama ku të gjitha shtëpitë u dhanë e u morën falas si pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti dhe që shumicës nuk besonin se do të shifnin më derë shtëpie ama siç meriton emri shtëpi, të jetë shtëpia, më kanë mësy në derë deri tashti demokratët, demokratët e “socializëm” që nga Mandi këtu. Ja ku është! Ça na ke bo mo! Ça na ke pas bo!”
Qyetetari, Mandi: Përshendëtje të gjithëve! Amo se s’kam bërë ndonjë gjë. Ja ku erdhe e morë tani të gjithë komplet, nga PD u bona PS. Edhe me kartë të re. Po po i morëm të gjitha. Nga punët e mira që janë bërë në Vorë duhet shpërblyer, duhet marrë karta e re.
Edi Rama: Domethënë i le iluzionet tani, tani vetëm fakte.
Qytetari 1: Po po!
Edi Rama: Shumë mirë e ke! Ç’është më kjo, jam me këtë e jam me atë. Jo mor jo! Jam me punën, maroi! Ja edhe demokrati tjetër këtu!
Qytetari 2: Puna tregon vetë, një miku im thotë, dhe e kam mik të përbashkët me deputetin, me Naldin, në Amerikë thotë nuk ka republikanë dhe demokratë, ka kush punon. Ai që punon merr votën dhe ecën përpara dhe njerëzit, dhe shqiptarët tani po e kuptojnë.
Edi Rama: Po si the dukesha i rond unë në atë televizor.
Qytetari 2: Po! Pra në aparencë të jashtme, kur të shikon kështu dukesh njeri i rëndë njeri që s’ke dhembshuri, njeri që s’të afron, njeri që nuk të qan hallet. Por jo, je tjetër njeri, dhe për këtë të falenderoj.
Edi Rama: Po dëgjoje popullin kur thotë djalli nuk është aq i zi sa duket, afroje djallin. Ja edhe ku demokrati tjetër.
Qytetari 3: Edhe unë si ish-demokrat kam, tre vjet që kam kaluar nga krahu i PS, që nga koha e tërmetit me një fjalë që filloi atëherë.
Edi Rama: Megjithëse nuk e besoje.
Qytetari 3: Nuk e besoja kurrë që Vora do të bëhej siç është bërë sot me një fjalë. Që ka ardhur kryeministri ka prerë shiritin për gjithë këto gjëra. Dhe me punën të bërë nga kryetari i bashkisë dhe të deputetit tonë që kemi djem të rinj, Vora do të eci akoma më përpara dhe do të bëhet akoma më e mirë. Unë jam i pari që nuk e kam besuar asnjëherë që Vora do të rregullohet dhe kam sharë gjithmonë që PS-ja, PS-ja nuk bën punë. Por PS-ja bashkë me investimin dhe kohën më këto që po bën është në rregull.
Edi Rama: Na ke sharë shumë, bobo! Ja edhe ky se edhe ky na ka sharë shumë.
Qytetari 4: Po unë kam sharë po pa dashje, pa të keqe.
Edi Rama: Nga e mira.
Qytetari 4: Nga e mira, nga e mira. Unë jam kthyer me PS me zemër sit ë thuash jo me llafe e me kshu. Kthimi për te kjo parti ka ndiku shumë, jam mirënjohës kryetarit një njeriu që unë edhe eci edhe takohem me njerëzit kështu, për respektin që ka dhe për pritjen që i bën popullit. Dhe është diçka, unë jam kthy para se me e bë ju këtë punë. Tani me këtë punë gjithçka është bo akoma më shumë, ose e palëkundshme.
Edi Rama: Tani duhet të marrësh tesrën siç e mori Mandi.
Qytetari 4: Po në vend mor e marr, un as ashtu, as e diskutoj atë punë. Me një fjalë për këto të mira që keni bo, hallall e paçi.
Edi Rama: Jo dy-tre tesera, nji, se dy-tre është të kesh një parti tjetër.
Qyetari 4: Jo dy thashë nga PS, jo të tjera parti, unë nuk jam nga ata.
Edi Rama: Jo se the marr dy e tre tesera. Ke parë te partia tjetër që m,errnin nga dy nga tre, e thoshin jemi 200 mijë, po lere tashi.
/tvklan.al