5 deputetë të opozitës ndërmjet të cilëve dhe 3 deputet legalist nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare për votbesimin e dy ministrave të kabinetit Nano, duke favorizuar në këtë mënyrë kryeministrin. Zëdhënësi i familjes mbretërore Fluturak Gërmenji ka deklaruar se mospjesmarrja në seancën e sotme parlamentare ka qënë një vendim i pavarur i deputetëve të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe mbreti Leka Zogu nuk ka influencuar në këtë vendim të tyre.
Fluturak Gërmenji: “Në çështje të tilla mbreti nuk është perzier asnjeher, kan qënë qëndrime të Partisë së Legalitetit. Është një vendim i partisë, vetë kryetari i partisë e trregoj qëndrimin e tij në parlament dhe për të tjerët antarë të grupit parlamentar të Partisë së Legalitetit, ata do të bëjnë analizat përkatëse dhe qëndrimi ka qënë i prerë, politik, i Partisë së Legalitetit”.
Ndërkohë që lideri i opozitës, në një intervistë dhënë pas seancës plenare ku dy ministrat e dekretuar nga presidenti nuk arritën të marrin votbesimin nga parlamenti, mungesën e deputetëve opozitar e ka komentuar në këtë mënyrë.
Sali Berisha: “Ata që zgjodhën dezertimin këtë ditë, ata do i mbulojë turpi i historisë sepse ishte në detyrën e tyre, ndaj atyre votave që i mbajnë në mandat, të vinin dhe të shprehnin vullnetin e lirë, votën dhe jo të zhdukeshin në skuta”./tvklan.al