Dhunohet në zonën e Bllokut avokati Sokol Mengjesi. 3 persona të pamaskuar, por me kapele në kokë, i kanë dalë përpara në “rrugën Pjetër Bogdani” duke e goditur me grushte dhe doreza hekuri. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50 minuta kur avokati sapo la djalin e tij në kopësht.
Pasi e dhunuar, të tre dhunuesit u larguan menjëherë me një automjet.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave kanë ndihmuar policinë për identifikimin e njërit prej tyre. Ai është shpallur në kërkim ndërsa vijon puna për të identifikuar dhe 2 personat e tjerë.
Sokol Mëngjesi është dërguar në spitalin e traumës. Mjekët e kanë vendosur në intubim ndërsa ai ka disa frakturë në kokë dhe në trup. Pritet që në orët në vijim të ketë një pasqyrim më të saktë të gjendjes së tij shëndetësore. Në spitalin shkoi dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Për shëndetin e tij u interesua dhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, i cili mbrohet në proceset gjyqësore nga ky avokat.
Policia dhe Prokuroria pritet t’i marrin deklarime avokatit, pasi gjendja e tij të përmirësohet. Dëshmia e tij konsiderohet tepër e rëndësishme pasi mund të zbulojë shkaqet e këtij sulmi. Megjithatë burime për Klan News thonë se po analizohen disa pista, mes tyre dhe një çështje pronësie.
Klan News