SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, 1 shpallet në kërkim
15 trafikantë dhe kultivues të kanabisit në zonën e Pukës dhe Mirditës ndihmoheshin nga 5 efektivë te Policisë gjyqësore në aktivitetin e tyre të paligjshëm.
5 efektivët e Komisariatit të Pukës, Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija, Petrit Florini me në krye nënkomisarin Kastriot Bicukaj, u kanë dhënë informacion kultivuesve se kur do ushtrohej kontroll në zonat ku ishte mbjelle lënda narkotike.
SPAK i mori nën hetim në masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” 4 prej tyre, teksa shpalli në kërkim nën komisarin Bicukaj, pasi nuk u gjet në banesë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Në pranga si personat kryesor në rrjetin e kultivimit dhe shpërndarjes së kanabisit ranë shtetasit Leon Ndreca dhe Gjin Kola, ndërsa anëtarë të tjerë kishin role operative në atë që konsiderohet nga SPAK si grup kriminal.
Përgjatë një viti hetimesh janë fiksuar një sërë përgjimesh dhe janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kanabis dhe asgjësuar rreth 4000 mijë.
Tv Klan