Treguesit financiarë për periudhën 9-mujore kanë një rritje pozitive. Gjatë periudhës 9 mujore, Janar-Shtator 2024, të ardhurat totale në buxhetin e shtetit janë 528.4 miliardë Lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat u rritën me 10.7 % pasi u mblodhën rreth 51 miliardë Lekë më shumë.

Ndërkohë që shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9 mujore arritën në rreth 459 miliardë Lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 janë rreth 33 miliardë Lekë më shumë shpenzime.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 9-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 59.5 % të planit vjetor të buxhetit, kjo vjen dhe për shkak se një pjesë e shpenzimeve bëhen kryesisht në fund të vitit.

Pesha më madhe e të ardhurave është realizuar nga të ardhurat doganore të cilat përfshijnë të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, që u realizuan në vlerën 171 miliardë Lekë ose 11.3 miliardë Lekë më shumë se 9-mujori 2023.

Të ardhurat tatimore u realizuan në masën e 170.6 miliardë Lekëve, ose 18 miliardë Lekë më shumë se njejta periudhë e vitit të shkuar. Te këto të ardhura përfshihen të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale si dhe taksat nacionalet.

Në rritje janë edhe të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat u realizuan në masën 118 miliardë Lekë ose 12.3 miliardë Lekë më shumë se 9-mujori 2023. Realizimi i këtyre të ardhurave ka ardhur dhe si pasojë e luftës ndaj informalitetit. 

Klan News