6 vatra zjarri janë ende aktive në vend dhe po punohet për shuarjen e tyre. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në një komunikim publik tha situata është më e përmirësuar se një ditë më parë dhe se flakët janë nën kontroll duke mos parqitur rrezik për zonat e banuara.
Ledjo Hoxha, Përgjegjës i Sektorit të Shtypit, Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, AKMC: Nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe po monitorohen vazhdimisht nga ekipet tona në terren. Aktualisht vijon të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.
Në shuarjen e tyre morën pjesë dhjetra forca të zjarrfikëses, ushtrisë, policisë së shtetit dhe strukturave të tjera.
Ledjo Hoxha, Përgjegjës i Sektorit të Shtypit, Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, AKMC: Në operacionet e fundit, kanë marrë pjesë 307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë.
Gjithashtu në operacionet e shuarjes së flakëve u aktivizua edhe avioni Spartan i ardhur nga Rumania si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Tv Klan