6 qytetarë të rinj i janë shtuar kryeqytetit. Gjatë ceremoninsë së betimit në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me dokumentin e nënshtetësisë, ata i bashkohen një skuadre me një mision të përbashkët.
“Jam vërtet i nderuar që sot i bashkohen skuadrës sonë 6 qytetarë të rinj shqiptarë. Secili prej nesh kontribuon si pjesë e kësaj skuadre, pavarësisht se ku është, pavarësisht se çfarë profesioni ka. Sot 6 qytetarë të rinj që i bashkohen kombësisë shqiptare, janë pjesë e kësaj skuadre si kontribues ndër vite, që tashmë do kenë edhe dokumentin identifikues të pasaportës së Republikës së Shqipërisë. Bashkohemi me një mision, dhe bashkimi me këtë mision kërkon që secili prej nesh të jetë kontribues.”
Sipas Velijat, investimet në kryeqytet kanë bërë që shumë shtetas të huaj të zgjedhin të jetojnë në Tiranë.
“Jam shumë entuziast këtë vit. Tirana është kryeqendra e gjithë Ballkanit. Ne kemi Presidencën e B40. Vitin tjetër do jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, do të ketë aktivitete pafund në Tiranë. Do mbarojmë Teatrin e Ri, do ketë shumë punë të tjera të bukura. Vjet ishim Kryeqyteti Europian i sportit. Ia vlejti gjithë ai investim në sport.”
Për kryebashkiakun Veliaj, Shqipëria sot është në ditët e saj më të mira.
Tv Klan