Nisja e vettingut në drejtësi në Mars të 2018-ës, pasoi me vakanca të rëndësishme në sistem. Por në të njëjtën kohë për shkak të parashikimeve ligjore, dhjetëra gjyqtarë e prokurore të shkaktuar nga shkalla e parë e vettingut u paguan për muaj me radhë në masën 75% të pagës së tyre edhe pse nuk jepnin me asnjë kontribut për sistemin.
Në raportin vjetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor, qeveria e gjyqtarëve ka përllogaritur se që prej fillimit të procesit të vetingut, deri në 31 Dhjetor 2023, 137 gjyqtarë u shkarkuan nga Shkalla e Parë dhe u paguan në pritje të një vendimi të formës së prerë. Pagesat kapin shifrën e 614. 8 milionë Lekëve, 17 milionë të paguara vetëm gjatë vitit 2023.
Ndërkohë, aktualisht janë 73 gjyqtarë me vendimmarrje nga KPK-ja për shkarkim nga detyra, të cilët përfitojnë njëkohësisht sipas ligjit 75% të pagës. Një situatë e tillë përllogaritet me një efekt financiar prej 194, 5 milionë Lekësh.
Por fatura financiare e shkarkimeve nga vetingu rritet, duke marrë parasysh se të njëjta pagesa janë bërë edhe për prokurorët e shkarkuar nga Shkalla e Parë.
Por ndryshe nga KLGJ, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në raportin vjetor nuk ka dalë me tregues për pagesat financiare të këtij lloji.
Tv Klan