Sistemit i mungojnë 305 prokurorë e gjyqtarë
Sistemi i drejtësisë po funksionon aktualisht me thuajse gjysmën e trupës së gjyqtarëve që duhet të kishte, si dhe një mungesë prej 121 prokurorësh nga 220 që janë në organikë.
Sipas të dhënave që u bënë publike në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, sistemit i duhen 305 prokurorë e gjyqtarë për funksionimin normal.
Duke pranuar se kjo situatë është krijuar nga Vettingu, anëtari i KLP, Bujar Sheshi, tha se për plotësimin e vakancave, do të duhen të paktën 5 vite. Teksa Brikena Ukperaj u shpreh se KLGJ nuk ka një afat për normalizimin e situatës, por shtoi se ka besim te harta e re gjyqësore.
4 vite nga nisja e procesit të Vettingut, Organet e qeverisjes së sistemit, e konsideruan të sotmen, si kohën më të vështirë që po kalon drejtësia mes vakancave dhe stokut të dosjeve që po krijohet.
Tv Klan