Më pak viktima dhe raste të reja se një ditë më parë
Koronavirusi ka shënuar sërish rënie të infektimeve ditore krahasuar me 24 orëshin e shkuar. Këtë të premte, në të gjithë vendin janë identifikuar 641 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë kryer 3530 testime.
Kryeqyteti vijon të ketë numrin më të lartë të personave Covid pozitiv, me 182 raste të reja. Më pas vjen Durrësi me 50 raste, Vlora me 38 raste, Shkodra 35 raste, Kavaja 29 raste dhe Lushnja e Fieri me nga 24 raste. Një pjesë e të infektuarave të rinj janë hospitalizuar në 4 spitalet Covid në kryeqytet ku po trajtohen 280 pacientë në total, 33 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
4 prej pacientëve që po merrnin mjekim prej disa kohësh në spital kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit duke e çuar në 1265 numrin e viktimave të kësaj pandemie. Pacientët që humbën betejën me Covid-19 janë 3 nga Tirana dhe 1 nga Gjirokastra dhe u përkasin moshave nga 52 në 80 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan