Do ta shaloj renë,

Të shkoj mbi malet e mia,

Po deshën shi,

T’u derdh pika lotësh…

Me këtë figuracion të përkryer të poezisë “Udhëtimet e mia” mbërriti të flasë për mëse 40 vjet njëri prej ikonave të poezisë modern shqiptare, Xhevahir Spahiu, i cili me hyrjen e Marsit dhe të pranverës feston edhe 65-vjetorin. Një ditë e shënuar edhe për ata që janë dashuruar me poezitë e poetit, që edhe pse u lind në Malin të Skraparit  riktheu detin në poezinë shqipe.

Shaban Sinani: “Xhevahir Spahiu i  hapi rrugën e vet poezisë pa madhështi dhe heroizëm historik, të poezisë që kishte në qendrën e vet njeriun, nënën, motrën, të dashurën, mikun, Nolin, Çabenj apo një qytetar pa emër. Letërsia do t’i jetë mirënjohëse  poezisë së Xhevahir Spahiut për shumë vlera origjinale por mbi të gjitha ajo do të përulet me nderim për rikthimin paradigmatik të detit me shqetësimet e saj.”

Krijimet e Xhevahir Spahiut janë kthyer shpeshherë edhe në këngë. Ndër veprat më të njohura njihen “Mëngjes sirenash”, “Vdekje perëndimesh”, “Agime shqiptare”, “Kohë e krisur”, poezi të zgjedhura nga vepra e tij e plotë botuar së fundmi. Gazetarë në krye të herës, mësues , libretist në Teatrin e Operës, Xhevahir Spahiu shënjon me metaforat e tij ashtu sikundër edhe emrin e ka si një margaritar në poezinë shqipe./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani