Vijojnë shifrat e ulëta të infektimeve në vend

Kosova vijon të raportojë shifra në rënie të të infektuarve me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1501 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive vetëm 345 raste.

Gjithsesi në spitale janë shënuar 8 viktima, gjysmat e të cilave I takojnë Mitrovicës dhe Prizrenit.

Në Kosovë numërohen mbi 11 200 raste aktive. Nga nisja e pandemisë janë humbur jetën 1248 persona.

Tv Klan