Në subjektet private kanë marrë dozat 70% e stafeve
“Në institucionet shtetërore dhe subjektet private vijon kontrolli i pasaportës së vaksinimit. Të dhënat e fundit nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor tregojnë se rreth 80% e administratës publike e ka kryer procesin e vaksinimit”.
Verifikimi është kryer deri më tani në mbi 500 institucione shtetërore, në kuadër të vendimit të Komitetit të Ekspertëve, se prej 4 Janarit karta e vaksinimit kthehej në detyrim për punonjësit e administratës publike.
Vetëm 20% e tyre kanë dorëzuar në punë kartën e shërimit apo testin negativ. Kontrolle po kryhen nga strukturat e Inspektoratit edhe në supermarkete dhe qendra tregtare, prej nga rezulton se në 120 subjekte të verifikuara, rezultojnë se mbi 70% e punonjësve janë të vaksinuar.
Paralelisht me këtë, edhe vetë subjektet po bëjnë gati dosjet e vaksinimit në mënyrë që të vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre. Prej hyrjes në fuqi të këtij vendimi është shtuar edhe interesi i qytetarëve që u janë drejtuar qendrave të vaksinimit për të marre dozat antiCovid.
Vetëm në stadiumin Air Albania kryhen mesatarisht 400 doza në ditë.
Tv Klan