Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Me rastin e 80 vjetorit të armës, së artilerisë tokësore, në komandën e forcave tokësore u mbajt një mbledhje përkujtimore. Merrnin pjesë këtu krahas efektivëve të kësaj komande dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Pëllumb Qazimi. Hapjes së kësaj mbledhje solemne i parapriu ekzekutimi i himnit kombëtar.
80 vjet më parë më 17 Janar të vitit 1921, qeveria e Zogut, ngriti armën e artilerisë, duke shtuar numrin e baterive, por gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë, këto bateri ishin inegzistente, si pasojë e sabotimit të bërë nga këshilltarët italianë. Më pas në brigadën e artilerisë tokësore, nga efektivët u kryen demonstrime të ndryshme.
Një nga arritjet e artilerisë drejt modernizimit është futja në strukturën e artilerisë me bateri, të elementëve të mbështetjes me zjarr e cila përbën një tregues cilësor të afrimit të kësaj arme me standartet e NATO-s./tvklan.al