Vuçiç këshillon të moshuarit të mos dalin nga shtëpia
Serbia ka shënuar edhe një viktimë dhe 81 raste të reja me Covid-19. Numri i viktimave që shkoi në katër persona dhe i atyre të infektuarve në 384 është alarmues për autoritetet pasi çdo ditë mesatarja e të infektuarve rritet.
Ka ende persona që janë në gjendje më të rëndë, kurse i infektuari më i ri është një foshnje disa javësh. Kjo ka bërë që presidenti Aleksandar Vuçiç të lusë të gjithë për përgjegjësi, e sidomos ata më të moshuarit të bëjnë kujdes.
“Nëse, të dashur pensionist, dëgjoni këshillat e njerëzve të tjerë për të dalë pasi në të kundërt të gjitha varrezat e Beogradit do të jenë të vogla të na pranojnë të gjithë ne nëse dëgjoni këshillat e gabuara”.
Rreziku duket i madh për shkak të numrit të të kthyerve në atdhe. Të sapokthyerit dërgohen direkt në karantinë. Në mesin e të infektuarve kanë qenë një numër mjekësh dhe dhjetëra prej tyre janë në izolim.
Institucionet janë duke u munduar që të mbajë gjurmët e shtrirjes së virusit nën kontroll, por duke u përgatitur gjithnjë e më shumë për mundësinë e mijëra pacientëve. Rreziku ende mund të vijë.
“Në këtë moment numri i të infektuarve ende paraqet një intensitet të kontakteve të afërta të pacientëve që më parë kanë qenë të infektuar”.
Vetë Presidenti kishte thënë se ekziston mundësia e mbylljes së komunave qëndrore të kryeqytetit pasi gjysma e të infektuarve janë nga këtu.
Tv Klan