Ahmet Zogu lindi në Burgajet më 17 Tetor 1895. Në moshë të re u transferua për studimë në Stamboll, prej nga ku u kthye në vitin 1912. Me fillimin e Luftës Ballkanike figuron në krye të forcave matjane me emrin Ahmet Myrtar Matja. Në moshën 17-vjeçare zgjidhet delegat i Matit në Kuvendin e Vlorës, ku arrin vetëm në datën 7 Dhjetor me 10 ditë vonesë. Në 1914 shfaqet në ndihmë të Princ Vidit, duke kontrolluar Krujën kundër rebelëve, por nuk shkon më tej.
Në vitin 1915 takohet me kryeministrin serb Pashiç, ndërsa një vit më vonë bëhet iniciator i Kongresit të Elbasanit, por po këtë vit dërgohet në Vienë për kurorëzimin e Perandorit Karl, për të qëndruar për rreth 3 vite. Në vitin 1920 bëhet një ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjes, eventit më të rëndësishëm të shqiptarëve. Kongresi e zgjodhi Ministër të Brendshëm në moshën 25-vjeçarë.
Karriera e tij duket marramendëse. Kryeministër në moshën 27-vjeçare, president në moshën 29-vjeçare dhe mbret në moshën 33-vjeçare. Në Prill të vitit 1938 u martua me princeshën hungareze Gerladinë. Zogu u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian më 7 Prill të vitit 1939. Ahmet Zogu vdiq në Paris më 9 Prill 1961, pas një ekzili 22-vjeçar.
Për të diskutuar rreth largimit të tij nga Shqipëria gjatë pushtimit fashist dhe karrierës së tij politike në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Artan Puto, Dashamir Shehi, Mark Marku dhe Sulejman Gjana./tvklan.al