Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij para mediave dhe mbështetësve të tij në dalje të Prokurorisë ku firmosi në zbatim të masës së sisgurisë “detyrim paraqitje” është ndalur edhe tek SPAK dhe deklaratat e tij se pas 11 Majit nëse shpallet fitues do të shkrijë këtë strukturë.
Berisha në fjalën e tij kësaj here flet për reformim të SPAK duke theksuar faktin që kur një prokurori është politike nuk mund të pranohet si e tillë. Kreu i demokratëve u shpreh se SPAK nuk do të mund të jetë më një prokurori që kontrollon gjykatësin dhe gjykatën në të cilën çon dosjen.
“Reformimi është detyra jonë. Unë e them kur një prokurori politike nuk mund të pranohet sepse është një prokurori politike është instrument i diktaturës dhe që skapi është kthyer në një prokurori politike sot ka konfirmim botor. Janë tre rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë në botë të cuilët e damkosën këtë prokurori si prokurori politike dhe ndaj nuk do të mund të jetë kurrë një prokurori politike. Së dyti nuk do të mund të jetë kurrë një prokurori që kontrollon gjykatësin dhe gjykatën në të cilën çon dosjen”, shprehet Berisha.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Berisha është ndalur edhe tek krimi zgjedhor ku ka publikuar disa përgjime ku sipas tij është i përfshirë socialistti Taulant Balla.
“Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe Skapin e partisë. Ju lutem dëgjojeni. Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri. Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar. Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah. Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë. Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose ti bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje. E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës”, thekson Berisha.
Berisha gjithashtu thekson se krimi elektoral është krimi më antikushtetues.
“Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues. Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë.Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral. Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda.Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben…”, deklaron Berisha./tvklan.al