Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Gjatë fjalës së saj, Topalli është shprehur me bindje të plotë se nuk mund të ndodhë kurrë që PD të bojkotojë zgjedhjet edhe nëse qeveria teknike nuk realizohet.

Besard Jacaj: PD a do të futet në zgjedhje edhe pa qeveri teknike?

Jozefina Topalli: Qeveria teknike është garancia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Besard Jacaj: Po nëse kjo nuk ndodh?

Jozefina Topalli: Nuk mund të ndodhë kurrë që të bojkotohen zgjedhjet.

Gjatë intervistës, Topalli është shprehur se ka një rritje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale për të cilën ka thënë se shkon nga skandali në skandal. Thelbësore për Topallin është ndalimi i largimit të rinjve nga Shqipëria.

Jozefina Topalli: Ka një rritje të dukshme të pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale që shkon nga skandali në skandal. Një mundësi është që diaspora si një fuqi e madh elektorale që mund të bëhet nëse ajo mobilizohet dhe organizohet dhe bindet sepse ajo është më e lirë se administrata e shtetit. Nuk pranon presionin, ajo nuk do që kombi i vet të zhduket. Thelbësore që të ndalim largimin e të rinjve që është e lartë. Një dramë dhe një alarm që ata që mendojnë realisht dhe seriozisht, dinë ta vlerësojnë.

/tvklan.al