Sali Berisha është shprehur gjatë emisionit “Opinion” se pas referendumit do të shkojë në selinë blu. Ai theksoi se selia është e Partisë Demokratike.

Blendi Fevziu: Pas referendumit po themi?

Sali Berisha: Pa diskutim do shkojmë.

Blendi Fevziu: Do shkoni?

Sali Berisha: As mos e diskuto. Selia është e PD nuk është e tyre që organizojnë akte rrugaçërie ndaj dy zonjave siç ndodhi dje. A i keni parë ndonjëherë në oborret e partive politike akte si ato? Lulzim Basha është absolutisht organizatori i tyre./tvklan.al