Përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan, kanë kërkuar që data e regjistrimit të votuesve shqiptarë për zgjedhjet lokale të 1 tetorit të shtyhet. Ky afat përfundon nesër kështu që për t’i dhënë mundësi sa më shumë zgjedhësve për të marrë pjesë në votime, ata thanë se kjo ide mund të realizohet pa rrezikur procedurat e ditës së votimit. Instituti Demokratik Amerikan sygjeroi dje që partitë politike shqiptare të përdorin rrugët ligjore për të kërkuar paqësisht sqarimin e parregullsive në procesin zgjedhor.
Përveç kësaj, delegacioni amerikan i bëri thirrje qeverisë dhe krerëve të dy partive politike kryesore që të dënojnë publikisht aktet e dhunës politike. Po dje, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se numri i votuesve që kanë mbetur jashtë listave të votimit është 200 mijë zgjedhës. Ndërsa një javë më parë kishte deklaruar se me këto lista duhet të ishin 600 mijë votues. Pavarësisht nga lufta e shifrave, ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino ka pranuar disa gabime teknike në regjistrin e votuesve pas akuzave të opozitës për mungesa të mëdha të përkrahësve të saj në listat me mbi 2 milion e 300 mijë votues të shpallura publikisht.
Fino tha se gabime teknike mund të mënjanohen dhe kërkoi që çeshtja e tyre të mos politizohet. Nesër me 13 shtator, afati i regjistrimit të votuesve përfundon, por u ka mbetur dhe 24 orë duket se do të merret paraysh sygjerimi i amerikanëve për shtyrjen e afatit. Kjo për t’i dhënë më shumë mundësi votuesve që të marrin pjesë në votimet e 1 tetorit për zgjedhjet e përgjithshme vendore./tvklan.al