Uji në gjendje të lëngshme në planetin Mars mund të ekzistojë aktualisht, në periudha të caktuara. Kjo është hipoteza e fundit, duke u bazuar në vrojtime dhe fenomene të pazakonta të vëzhguara .

Në kushte normale mjedisi marsian, mund të toleroje praninë e akujve në formë të thatë, çka do të thotë se kalon nga gjendja e ngurtë në avull dhe anasjelltas.

Por, në kushte të veçanta e të caktuara, uji në Mars mund të kalojë edhe në formën e tij të lëngshme, duke u bazuar në gjurmë të dalluara në dunat e planetit, të cilat janë analizuar nga fotot e shkrepura nga sonda “Orbiter”.

Sipas ekipit të studimit, në periudha të shkurtra, gjatë pranverës në Mars, në një ndër dunat më të mëdha, Rusell, kushtet atmosferike, mungesa e erës për pak, e trysnia dhe temperatura të caktuara, bëjnë që prania e ujit të jetë aty për pak kohe në gjendje të lëngshme.

Tek këto kodra rërë janë gjetur shenja dhe gjurmë të pranisë së avullit të kondensuar, pra lagështirë e thithur nga rëra. Ndërsa kur mbi kanale bie drita, verifikohet avullimi i menjëhershëm i ujit, që për pak kishte qëndruar në gjendje të lëngshme.

Nëse kjo hipotezë do të konfirmohet, do të shënonte një hap të madh përpara në fushën e kërkimeve të formave të jetës në planetin e kuq dhe asaj jashtëtokësore në tërësi.

Klan News