Virusi A H1N1 ka pësuar mutacion. Në Norvegji janë zbuluar 3 raste që tregojnë se virusi mund të hyjë më thellë në rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar probleme.

Mediat italiane raportojnë se mutacioni prek mushkëritë. Sipas OBSH bëhet fjalë për raste sporadike. Të tilla janë shfaqur edhe në Brazil, Kinë, Japoni, Meksikë, Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara.

Për momentin thuhet se nuk duket që virusi të jetë rezistentë ndaj vaksinës, por në SBBA dhe Britaninë e madhe janë identifikuar përkatësisht 8 raste, që tregojnë të kundërtën.

Virusi është shfaqur rezistentë ndaj Oseltamivir dhe Tamiflusë. Deri tani në nivel global janë konfirmuar 57 raste ndaj të cilave AH1N1 është shfaqur rezistent ndaj vaksinave.  

Të dhënat tregojnë se vetëm javën e kaluar A H1N1 ka shkaktuar vdekjen e 21 fëmijëve, duke e çuar numrin në total në 171.

Në nivel global, 6770 persona kanë gjetur vdekjen, 510 më shumë se një javë më parë.

Gjendja më alarmante duket të jetë në SHBA ku raportohen më shumë se 22 milionë të prekur dhe 4806 viktima./tvklan.al