Blogerja e famshme Sara Hoxha, ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u shpreh se në sallën e lindjes ka qenë edhe partneri i saj, Ledri Vula. Ajo tha se ai nuk e ka parë të gjithë procesin, por i ka ndenjur te koka për të përjetuar momentin e ardhjes së vajzës në jetë.

Alketa Vejsiu: Po kur lindi goca, si ka qenë momenti kur e pe për herë të parë? Ai është besoj një nga momentet më emocionuese në jetën e çdo gruaje që riprodhon jetën.

Sara Hoxha: Është një moment që unë… s’e di, më duket e kot që ta përshkruaj se e kam dëgjuar para se ta përjetoja vetë. E kam dëgjuar nga shumë mama të tjera dhe është komplet ndjesi tjetër kur e përjeton vetë.

Alketa Vejsiu: Ke pasur dikë në sallën e lindjes apo ke qenë ti dhe mjekët vetëm?

Sara Hoxha: Jo, kam pasur Ledrin.

Alketa Vejsiu: Ka qenë Ledri?

Sara Hoxha: Po, po.

Alketa Vejsiu: E ka parë të gjithë procesin domethënë.

Sara Hoxha: Jo, jo, ka ndenjur me mua te koka, s’ka parë asgjë.

Alketa Vejsiu: Procesin jo në detaje jo, por ka jetuar momentin e ardhjes së vajzës në jetë.

Sara Hoxha: Po.

Alketa Vejsiu: Shumë e bukur! Ndonjëherë rrinë mamatë, ndonjëherë rrinë partnerët. /tvklan.al