Një nga momentet më të diskutuara në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë ishte prekja e topit me dorë në minutën 106 nga Marc Cucurella. Të ftuarit në studio u ndanë nëse ishte apo jo penallti prekja e topit me dorë.

Peço: Për mua duhet të isthe penallit. Topi po shkon në portë dhe portieri nuk do të kishte kohë të reagonte dhe dora e ndëpret aksionin. Një miku im arbitër që e pyeta më tha se është pozicion natyral, nuk ndryshon. Nuk arrij ta kuptoj. Ka shumë polemika. Për mua ësthë absolutisht penallti.

Bushi: Nuk mendoj se qe penallti. Dora është në pozicion natyral. Po tia jepte penalltinë nuk do t’i thoshte dikush ndonjë gjë. Nuk dënohet kur është në pozicion natyral.

Peço: Mund të ishte në pozicon jashtë loje aksioni i gjermanëve.

Çaushi: Po Danimarka me Gjermanisë, një rast i ngjajshëm?

Kapllani: Arbitrit i ka dalë situata nga loja që në minutën e 5-të. Dha shumw kartona. Në çdo kampionat mendoj se ky rast është një penallti pasi dora është e hapur.

Çaushi: Ky arbitër është kaq kokëfortë se ka bërë këtë gabim edhe ndaj Njukasël dhe është dënuar duke arbitruar në një kategori më poshtë. Mendoj se ëshë kokëfortë dhe e ka këtë gabim të përsëritur.

Peço: Nuk ka bërë shumë gabime arbitrit, loja ka qënë shumë e luftuar në mesfushë. Kanë qenë të drejtë. I jap një notë 7.

Zogaj: Këto penallti jepen, të paktën në Serie A, që ndjek. Ka pasur një reagim të madh për ndeshjen Sevija-Roma. Isht nje rast i ngjajshëm. Po është nje arbitër që ka personalitet. Kjo është një çështje e diskutueshme.

/tvklan.al