Moda e luksit vjen e “shfrenuar” këtë vit. Të paktën kështu paralajmërojnë stilistët e njohur, të cilët thonë se në pasarelat e modës Pranverë 2025 kanë zgjedhur çantat me ngjyra, logo të mëdha apo aksesorët tejet maksimalistë. Markat si “Dolce & Gabbana” dhe Versace kanë kërkesa të larta për etiketat e stilistëve. Këtë trend luksoz e kanë përqafuar edhe të famshëm si Hailey Bieber, Jennifer Lopez dhe Taylor Swift.

Çantat luksoze do rrëmbejnë vëmendjen!

E kuqja vishnje vjen te çantat e “Gucci” dhe “Bottega Veneta”, apo printe të kafshëve. “Louis Vuitton” e Valentino s’mbeten mbrapa.

Bizhuteritë, ku do ju duhet të investoni…

Merrni frymëzim nga Saint Laurent, Bottega Veneta, Balmain, Chanel. Gjerdanët dhe vathët e frymëzuar nga vitet ’90 e deri te byzylykët e trashë.

Këpucët jo fort të zakonta

Fendi dhe Balmain kanë realizuar këto lloj këpucësh me taka të lakuara apo të çuditshme. “Chloe” vjen me balerinat me lidhëse.

Përpos kapeleve, shamitë e kokës do i shihni kudo në plazh

“Valentino”, “Gucci”, “Giorgio Armani” sjellin shami koke që shkojnë me çdo lloj veshje.

S’ka delikatesë tek këto rripa!

Chanel dhe Bally prezantuan opsionet lëkure të stampuara me pjesë metalike rrezatuese. Nga ana tjetër, Ralph Lauren e çoi koleksionin e tij në një nivel krejtësisht të ri me rripat e dyfishtë.

Këtë sezon, syzet e diellit vijnë vetëm me silueta të mëdha.

/tvklan.al