“A keni shpirt që vazhdoni dhe bëni politikë me këtë situatë?”, ka qenë kjo pyetja me të cilën ministrja e Shëndetësisë, Koçiu, i është drejtuar deputetëve të opozitës në lidhje me skandalin tek “Onkologjiku”.
Kësaj deklarate i është përgjigjur deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila i ka thënë se të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq nën drejtimin e saj, i duket e papranueshme.
Jorida Tabaku: Unë të ndjej turp dhe të skuqem që dikush ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi? Ne të jemi llumi? Ai është llumi që ka shkuar para SPAK-ut, jo ne që ngremë gishtin. Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ti ke vetë përgjegjësinë. Të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq më duket e paparanueshme për një çështje që të gjithë kemi ardhur. Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku për përgjegjësinë tuaj.
Debatet mes deputeteve kanë ardhur pasi opozita ka mbajtur sot interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun lidhur me skandalin tek “Onkologjiku”./tvklan.al