Ambasadori italian, Fabrizio Bucci thotë se emigrantët që do të akomodohen në kampin e Gjadrit nuk mund të punojnë në Shqipëri pasi mbi bazën e protokollit të marrëveshjes së nënshkruar, kjo nuk është e mundur.

Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në kampin e Gjadrit për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Bucci shprehet se duhet nënshkruar një tjetër marrëveshje midis Shqipëri-Itali në mënyrë që kjo të realizohet.

Fevziu: Po ky diskutim që është hapur në Itali mbi vendimin e Gjykatës së Romës për t’i çuar në vende të sigurta dhe jo të sigurta, a mund të krijojë probleme për qendrën?

Bucci: Nuk e besoj, pasi qeveria jonë…

Fevziu: Po harton një ligj..

Bucci: Ka kaluar një dekret në Këshillin e Ministrave dhe ne natyrisht i respektojmë vendimet e gjyqësorit. Qeveria po shikon aktualisht sesi të menaxhohet çështja. Qendra gjithsesi është gati.

Fevziu: kur do të fillojë?

Bucci: Sapo të shpëtohen njerëz në ujërat ndërkombëtare, dhe pasi të bëhet ajo përzgjedhje e parë për të cilën folëm, do të sillen këto emigrantët azilkërkues.

Fevziu: Edhe nga një pikëpamje tjetër, Mesdheu po shndërrohet në një varrezë të madhe për emigrantët…

Bucci: Po!

Fevziu: Kjo do të zgjidhë edhe një problem humanitar.

Bucci: Ideja mbi të cilën krijuam një strukturë të tillë që është edhe për të parandaluar emigracionin klandestin që çdo vit krijojnë kushte për shumë të vdekur. Emigracionet duhet të menaxhohen dhe të rregullohen me ligj, sidomos për të shmagur vdekjet.

Fevziu: Po kjo është shumë e rëndësishme.

Bucci: Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse emigranti klandestin mbështetet tek kriminelët që nuk kanë aspak interes për jetën e tyre, shëndeti e tyre…

Fevziu: Atyre u interesojnë vetëm paratë.

Bucci: Interesi i vetëm janë paratë, më pas i hedhin këta të gjorë në det. Mesdheu është bërë varreza e emigrantëve. Ideja jonë është ajo e rregullimit dhe menaxhimit të emigrantëve me qëllim parandalimin e emigracionit klandestin dhe t’i hapet rrugë emigracionit të ligjshëm. Kjo qendër shërben mbi të gjitha për të asistuar ata emigrantë që vijnë këtu. Por ideja është që një ditë të arrihet të rregullohen këto flukse dhe për të shmangur vdekjen e njerëzve.

Fevziu: Ne kemi një histori të gjatë emigracioni në tre dekadat e fundit, e dimë më mirë se çdokush sesa e vështirë ishte të lije vendin dhe të shkojë diku tjetër duke mos qenë as edhe i mirëpritur.

Bucci: Emigracionet janë fenomene shumë të ndërlikuara dhe nuk mund të presësh që ato të zgjidhen me formula të thjeshta, duhet ndërhyrë nga pak në të gjitha nivelet, duhet ndërhyrë në nivel të rendit publik dhe luftës kundër emigracionit klandestin, por duhet të punosh edhe në nivel ndërkombëtar për të rregulluar në mënyrë ligjore emigracionin. Evropa ka nevojë për emigrantë. Patjetër që do të ketë nevojë akoma më shumë, por ideja është që të shmanget emigranti klandestin të mbërrijë në qytetet tona, në Evropë dhe të shpërthejë një konflikt midis të varfërish, ndërmjet atyre evropianë dhe atyre emigrantë

Fevziu: Po dhe të varfrit emigrantë, dhe mund të jetë edhe më shkatërruese.  Por është dhe një pyetje tjetër, nuk e di sesi do të zgjidhet. Emigrantët vijnë këtu, do të bëhet përzgjedhja e tyre që mund të kërkojnë azil dhe të shkojnë në Itali, të tjerët që duhet të riatdhësohen në vendet e tyrë të origjinës, por nëse shteti shqiptar, nëse një firmë shqiptare ka nevojë për ata emigrantë që nuk është kualifikuar për në Itali dhe dëshiron ta marrë këtu në Shqipëri?

Bucci: Në këtë moment, mbi bazën e protokollit të marrëveshjes së nënshkruar për qendrat këtu nuk është e mundur të bëhet.

Fevziu: Nuk është e mundur.

Bucci: Dy qeveritë duhet të gjejnë …

Fevziu: Sepse firmat shqiptare që shkojnë deri në Bangladesh, Nepal, Kenia për të gjetur emigrantët që punojnë, po nëse këta emigrantë i gjen këtu, të cilët nuk janë të kualifikuar për në Itali, sepse nuk vijnë nga vende në vështirësi, janë emigrantë për arsye ekonomike dhe Shqipëria ka nevojë, mund t’i marrë direkt nga këtu. Por për momentin kjo është e pamundur.

Bucci: Nuk mund t’i marrë direkt nga këtu, sepse duhet realizuar një marrëveshje tjetër midis dy Qeverive. Për momentin, nuk është e mundur të bëhet mbi bazën e protokollit të marrëveshjes. Protokolli regullon vetëm këtë qendër dhe atë tipologji emigrantësh./tvklan.al