Kamera e emisionit “Opinion” në Tv Klan është bërë e para që hyn në brendësi të kampit të Gjadrit. I shoqëruar nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, gazetari Blendi Fevziu ka parë nga afër ambientet e kampit të Gjadrit, rreth 70 mijë metra katrorë.
Fevziu: Sa i madh është kampi?
Bucci: Kampi ka gjithsej një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë.
Fevziu: 70 mijë metra katrorë dhe për sa muaj u ndërtua?
Bucci: E ndërtuam në thuajse tre muaj, tre muaj e gjysëm dhe është bërë një punë prej tre katër muajsh për konsolidimin e terrenit
Fevziu: Përse? Ah po, sepse këtu ka qenë një lagunë, ishte disi…
Bucci: Po sepse është një terren nga pikëpamja gjeologjike, i shkrifët, që rrëshket dhe duke bërë shpime, u zbulua që duhej patjetër të konsolidohej, kështu që janë kryer punime sic janë bërë shekuj më parë në Venecia. Janë ngulur shtylla. Për të krijuar bazën, janë ngulur në tokë 7 mijë shtylla beton arme të thellë 15 metra dhe me gjerësi prej 70 – 80 cm. Nëse i vendos në rresht….
Bucci: Duke ecur mbërrin në Bari…janë gjthsej 100 km shtylla beton arme’
Fevziu: Kjo do të thotë që këtu brenda keni vendosur shtylla distanca e të cilave përbën atë të Gjadër – Bari, janë prej beton arme?
Bucci: Po! Më pas nisi ndërtimi i kësaj cfarë shihni në fillim të Korrikut. Kështu që nga korriku deri në tetor ne kemi realizuar këtë qendër për pritjen e mijërave personave.
Fevziu: Sa ka kushtuar ky investim, le të themi?
Bucci: Ka qenë një investim i konsiderueshëm dhe vetëm për ndërtimin, flasim për dhjetëra milionë Euro. Vetëm për ndërtimin dhe më pas do të jetë e gjithë faza që ka të bëjë me menaxhimin në momentin që do të mbërrijnë personat e parë e mirëpritur këtu. Këtu kemi një përgjegjës tonin të qendrës. Një drejtues i Ministrisë së Brendshme. Këtu gjithashtu kemi policinë tonë, këtu përreth janë policët tanë, karabinierët, si dhe funksionarë të ndryshëm të Ministrisë së Brendshme. Pra këtu ne kemi plot katër Ministri. Atëherë është Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, sepse brenda qendrës kemi dhe një spital të vogël. Duhet të garantojë natyrisht që të gjithë emigrantët që mbërrijnë të jenë nga pikëmpamja mjekësore të trajtuar, të vizituar, pasi sigurisht e kemi për zemër mirëqenien dhe shëndetin e emigrantëve të ardhur.
Fevziu: Cili është përfitimi i Shqipërisë në këtë rast dhe sidomos i zonës këtu nga ky kamp?
Bucci: Sigurisht që ky është një kamp që do të ketë një kohëzgjatje në bazë të protokollit të marrëveshjes, pra 5 vjet.
Fevziu: 5 vjet! Por që mund të shtyhet më tej…
Bucci: Këtë do ta vendosin qeveritë, në përfundim të protokollit të marrëveshjes. Sigurisht kjo është një qendër që përfshihet në këtë zonë. Ne kemi një shoqëri italiane që menaxhon konkretisht kampin në lidhje me furnizimin e ushqimit, vakteve, transportin dhe gjithcka dhe sigurisht ne do të mbështetemi tek të gjitha kompanitë lokale, të vendit, do të mbështetemi tek personeli vendas./tvklan.al