Amir Abrashi duket se po lë pas dëmtimet e vazhdueshme që e kanë shoqëruar këtë sezon. Mesfushori i Kombëtares tregoi vlerat e tij në miqësoren që Freiburg zhvilloi me Hamburg dhe përfundoi me rezultatin 1 – 1.
Abrashi realizoi golin e barazimit në minutën e 86’. Një goditje me kokë brenda zonës. Te Hamburg ishte në fushë Mërgim Mavraj.
Të dy ekipet po zhvillojnë fazën përgatitore në Spanjë. Te kuqezinjtë ka të reja nga merkato. Ledian Memushaj do të luajë për Barin në gjysmën e dytë të sezonit. Kështu shkruan “Corriere dello Sport” në numrin e së hënës.
Ekipi puljez ku luan edhe Migjen Basha arriti marrëveshjen që ka si pikë kryesore edhe detyrim blerje nëse Bari ngjitet në Serie A. Ledian Memushaj në pjesën e parë të sezonit luajti për Benevento.
Tv Klan