Mërgim Mavraj mbërriti të premten në Selanik. Mbrojtësi shqiptar u prit me entuziazëm nga tifozët e Arisit. Qendërmbrojtësi i Shqipërisë është vlerësuar si një përforcim cilësor, pasi është aktivizuar në Bundesligën e Gjermanisë.
“Falenderoj tifozët për pritjen e veçantë që me rezervuan. E imagjinoj si mund të jetë të luash në stadiumin e Arisit me këta tifozë. Dëgjova vetëm fjalë të mira nga Basha që më bindën të vij këtu. E rëndësishme është të njihem me të gjithë, të hyj në klimën e ekipit. Aris është një sfidë e re për mua, mezi pres ta jetoj dhe ta shijoj”.
Mbrojtësi i Kombëtares firmosi për 2 sezone me Arisin e Selanikut. Kjo do të jetë një përvojë e re Mërgim Mavrajn, e para jashtë Gjermanisë ku luajti për 13 vite.
Tv Klan