Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të operacionit kundër informalitetit kanë evidentuar dhe proceduar penalisht disa persona:
I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës.
B. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.
Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.
Edhe më parë, nga DVP Durrës janë evidentuar dhe proceduar një numër i madh subjektesh tregtare që abuzonin me çmimet.
“Kontrollet do vijojnë pandërprerë në të gjithë qarkun edhe në ditët në vijim dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të abuzimit me çmimet dhe çdo rast tjetër paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”./tvklan.al