Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo kartë telefoni pak javë më parë kushtonte një mijë lekë, ndërsa sot çmimi i saj shkon 1300 lekë të reja. Në postë ku mund të pajisesh me një të tillë, nuk gjendet. Sportelet e postës nuk shesin që prej dy javësh. Telekomi që është furnizuesi me karta i të gjithë shërbimit postar shqiptar, ka shumë kohë që nuk ka hedhur në treg karta të tilla.

Ky zotëri, një tregtar ambulant, në të njëjtën kohë edhe kartash, dy ditë më parë e ka blerë vetë kartën 1200 lekë me 100 impulse dhe tashmë e shet atë 1300 lekë. Nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe ditë të tjera çmimi i bisedës me karta do të rritet edhe më. Me dashje ose pa dashje është Telekomi ai që stimulon këtë lloj rritje çmimi kontrabande me kartat telefonike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti