Lajme Arkiva 2003

Përdhunon për dy ditë radhazi kunatën dhe përfundon në qeli. Ismail Cikoja 25 vjeç banor i komunës Labinot ka kryer marrëdhënie të dhunshme me të kunatën në një pyll pranë fshatit ku jetonte. Gruaja është nënë e dy fëmijëve vajza. Ajo është çliruar pas 48 orësh dhe menjëherë ka bërë denoncimin në komisariatin policor, uniformat blu kanë kryer menjëherë arrestimin e personit të paditur. Ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia ku punonte si emigrant, ndërsa nusja e vëllait ka qenë një nga vizitoret e para në banesën e tij. Këtë histori e ka treguar fqinja e gruas së dhunuar. Ajo tregon se kunati e ka ftuar gruan në kurth duke e çuar në pyllin e fshatit ku ka kryer aktin e turpshëm. Të afërmit thonë se menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë gruaja ka braktisur shtëpinë e të shoqit dhe ka shkuar te prindërit e saj ku gjendet ende e shokuar./tvklan.al