Forcat intelektuale e politiko-atdhetare së bashku në një referendum për ribashkimin e trojeve të të gjithë Shqipërisë. Kërkesa dhe ideja është hedhur nga Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar kryesuar nga dy ish-të burgosur, Gafurr Adili dhe Idajet Beqiri. Këtë e kanë bërë të ditur përpara mediave se puna do të nisë shpejt për mbledhjen e 50 mijë nënshkrimeve të shqiptarëve që kanë të drejtë të votojnë.

Idajet Beqiri: “Shteti shqiptar është ndërtuar, funksionon dhe ka një gjë të shenjtë nga udhëhiqet dhe ajo gjë e shenjtë është kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe para kësaj kushtetute janë betuar të gjithë shqiptarët, para kësaj kushtetute është betuar Presidenti i Republikës, para kësaj kushtetute janë betuar të gjjithë deputetët parlamenti, qeveria e shqipërisë etj., kështu që kemi vepruar dhe do të veprojmë vetëm në bazë të kushtetutës.”

Ky front për bashkimin ndjek me shqetësim edhe politikën e Beogradit e cila duket se nxit konfliktet e shqiptarëve në Kosovë me minoritetin serb që jeton aty. /tvklan.al