Nga data 2 Dhjetor, kur nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit, 118 mijë pensionistë e kanë tërhequr atë në zyrat e Postës Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë.
Shifra është bërë publike nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se pensionistët mund ta tërheqin atë në çdo moment deri më 30 Qershor.
Bonusin e fundvitit e përfitojnë 724 mijë pensionistët, ndër të cilët 511 mijë me pension deri në 20 mijë lekë përfitojnë 15 mijë lekë dhe 213 të tjerë me pension mbi 20 mijë lekë përfitojnë 10 mijë lekë.
Në këtë skemë janë përfshirë 65 mijë pensionistë invalidë, 44 mijë pensione familjare dhe 2900 pensione të parakohshme të ushtarakëve. Për këto kategori bonusi është 15 mijë lekë.
Tv Klan